Përfshihet nga zjarri një dyqan në Tiranë

Një dyqan është përfshirë nga flakët në Tiranë, në rrugën “Hamdi Pepo”. Policia bën me dije se nga zjarri ka vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 18.02.2022, në rrugën “Hamdi Pepo”, ka rënë zjarr në dyqanin në pronësi të shtetasit H. L., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit./albeu.com


Shtuar 18.02.2022 14:01