Përfshihet nga zjarri një dyqan në Durrës, lëndohet pronari

Një dyqan në Durrës është përfshirë nga flakët, raporton albeu.com.

Burime nga policia bëjnë me dije se nga zjarri është dëmtuar pronari i dyqanit  i cili tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

“Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 13, ka rënë zjarr në dyqanin në pronësi të shtetasit R. M., i cili ka marrë dëmtime të vogla dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.   Vijon puna nga grupi hetimor, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia./albeu.com


Shtuar 24.12.2021 10:04

Tags: ,