Një makinë tip “Range Rover” është përfshirë nga flakët në Himarë. Zjarrfikësja ka ndërhyrë në kohë dhe ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Nga zjarri është djegur pjesa e përparme e makinës luksoze, ndërsa nuk raportohen të lënduar.
Dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike, ndërsa hetimet kanë nisur për zbardhjen e plotë të rrethave të ngjarjes./albeu.com