Përfshihet nga flakët gadishulli i Karaburunit në Vlorë, nuk dihet asgjë për zjarrfikëset

Një sipërfaqe pyjesh në gadishullin e Karaburunit është përfshirë nga një zjarr masiv. Mësohet se flakët janë aktivizuar një natë më parë dhe era ka favorizuar përhapjen e tyre.

Vetë banorët janë shprehur se zjarri ka nisur një natë më parë, por nuk është shuar ende, pavarësisht se ata janë përpjekur të ndihmojnë me mjete rrethanore.

Nuk dihet nëse në këtë zonë kanë shkuar forcat e zjarrfikëses për të shuar flakët apo jo.


Shtuar 28.07.2021 21:52