Një banesë në Shkodër është përfshirë nga flakët ditën e sotme.
Mësohet se shtëpia në pronësi të shtetasit N.B është djegur pothuajse plotësisht si pasojë e flakëve.
Në momentin e rënies së zjarrit nuk ka pasur persona në shtëpi.
Shkak dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. /Albeu.com