Përfshihet nga flakët automjeti në Vlorë

Një automjet e tipit “Ford” është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm teksa ishte në ecje në bulevardin “Ismail Qemali”, në qytetin e Vlorës.

Nga hetimet paraprake, rezulton se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike, ndërsa janë regjistruar vetëm dëme materiale.

“Këtë të mërkurë rreth orës 08:14, në bulevardin “Ismail Qemali”, një mjet i markës “Ford”, ka marrë flakë në ecje ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike. Autoritetet po vijojnë punën  për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarje”, njofton policia.


Shtuar 31.03.2021 09:54