Përdorin lavazhin si qendër të shitjes së kokainës, dy të arrestuar në Burrel

Policia e Matit ka arrestuar dy persona të cilët akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike në një lavazh që kishin marrë me qira.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Lavazhi” u vunë në pranga shtetasit L. H., 32 vjeç, banues në Burrel, i cili kishte marrë me qira lavazhin dhe J. P., 39 vjeç, banues në Burrel, punëtor në këtë lavazh.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Y. N., banues në Burrel, pronari i lavazhit. Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit L. H. dhe kontrollit në ambientet e lavazhit që ai kishte marrë me qira, shërbimet e Policisë gjetën dhjetëra doza kanabisi, një sasi kanabisi gati për paketim dhe doza kokaine, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në ambientet e lavazhit, Policia gjeti dhe sekuestroi edhe 10 targa automjetesh shqiptare dhe të huaja, që dyshohet se shtetasi L. H. i përdorte për automjete të ndryshme, me qëllim që të kamuflonte veprimtarinë kriminale, fishekë për armë gjahu, si dhe një pushkë sportive që i përkiste pronarit të lavazhit, shtetasit Y. N.

Gjatë kontrolit fizik, shtetasit J. P., punëtor në lavazh, iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë në doza.

Materialet procedurale do t’i refrohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme./Albeu.com/

 


Shtuar 23.05.2023 10:35

Tags: