Për herë të parë, Kosova me të drejtë fjale në Asamblenë KiE-së

Kosova për herë të parë është ulur, dhe ka pasur të drejtën e fjalës në sallën plenare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Kështu ka deklaruar deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK, Arben Gashi, sipas të cilit, Kosova e meriton respektin dhe vendin e saj në organizatat ndërkombëtare.

Deputetët nga Kosova po marrin pjesë në sallën plenare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

“Kosova është storie suksesi e popullit tonë dhe bashkësisë ndërkombëtare. Është storie suksesi e lirisë. Është storie suksesi e demokracisë perëndimore”, shkruan Gashi në rrjetin social facebook.


Shtuar 10.10.2022 18:31