Për herë të parë, Basha rrëfen detaje nga fejesa me Aurelën: Dërgova dajën të kërkonte dorën

Kryedemokrati Lulzim Basha është kthyer pas në kohë, ku ka kujtuar momenin që i ka kërkuar dorën për martesë Aurela Bashës. I ftuar në rubrikën “Gjysma ime” në Tv Klan, Basha ka treguar momenin që vendosi për të shkuar të familja e Aurelës, në mënyrë që t’i kërkonte dorën te familja e saj.

Basha tha se për këtë gjë ai mori edhe dajën me vete, si dhe tha se ndoshta mund të jetë shqiptari i fundit që ka çuar dajën për t’i kërkuar dorën bashkëshortes së tij të ardhshme.

Pjesë nga intervista: 

Ardit Gjebrea: Ju ia kërkuar dorën në shtëpi Aurelës siç ishe dhe tradita e asaj kohe?

Lulzim Basha: Pse duhet të flasim dhe për dasmën këtu apo jo?

Ardit Gjebrea: Po tani dhe pak.

Lulzim Basha: Pa diskutim që po, madje jua them se si ka ndodhur sepse është dhe një moment i veçantë për mua prekës. Daja im që u nda nga jeta në shtator me të cilin kam qenë shumë i lidhur dhe që e donte shumë Aurelën. Aurela punonte dhe jetonte në Holandë, unë jetoja dhe punoja në Prishtinë. Sigurisht vjen një moment që babai më kujtoi që ishte martuar 27 vjeç etj etj. Unë i thashë që kemi një marrëdhënie shumë të mirë, e tha dakort por ti në Kosovë, ajo në Holandë, ne nuk jemi aq të rinj etj etj dhe i them dakort.

Bëj një bisedë me Aurelën dhe më thotë po ne jemi bashkë, por nëse është e rëndësishme dhe duhet bërë, patjetër. Për dorën çohet daja, shkoj i them, dajë erdhi momenti të shkojmë të kërkojmë dorën e nuses së nipit. Shkojmë në këmbë tek banesa e Aurelës, pasi i kishim njoftuar paraprakisht për t’i kërkuar dorën, pas një marrëdhënie shumëvjeçare. Sigurisht ne ishim njohur e kishim miqësi me familjet e njëri-tjetrit, por ishte një takim tipik formal. Kur e kujtoj, them me vete ndoshta jam shqiptari i fundit për të çuar dajën për t’i kërkuar dorën e bashkëshortes së ardhshme. /Tv klan


Shtuar 18.04.2021 19:30