Gjatë një interviste në në studion e lajmeve në “Ora News”, eksperti i Ekonomisë dhe njohësi i skemës së pensioneve Kujtim Hoxha, u shpreh se rishikimi i pensioneve është premtuar nga qeveria “Rama” që në fushatën elektorale të vitit 2013.
“Qeveria “Rama”, e ka premtuar rritjen e pensioneve që me ardhjen e saj në pushtet. Pensionet janë të pakta dhe nuk janë të mjaftueshme për të përballuar shpenzimet.
Dhe rrugët dhe mekanizmat që duhen për t`a ndryshuar këtë gjendje, qeveria nuk po e jep. Në vitin 2014 kur u bë ndërhyrja e parë nga kjo qeveriu ndryshua çdo gjë por situata jo vetëm që nuk u rregullua, por është përkeqësuar akoma më shumë.
Ndaj reforma që po ndërmerret jam i bindur se do të jetë më e keqe se kjo që është aktualisht. Pensionet nuk janë rritur asnjëherë nga qeveria”, shprehet eksperti Kujtim Hoxha.