Një ndër këngëtarët shqiptarë, Noizy kohët e fundit është lakuar nëpë media për shkak të fokusit të tij të momentit të koncertit “Alpha Show”.
Me herët, ai ka pasur disa përplasje fizike me kolegët e tij dhe për këtë, ai tha se do donte t’i fshinte nga biografia.
“Zënkat 100% sidomos ato fizike. S’ka problem ato me këngë janë ok, le të rrinë disset sepse është në atyrën e reperit ta thotë troç. Por të paktën zënkat fizike mos të ishin bërë. Sidomos kur e mendoj tani nuk do doja ta kisha në biografinë time”, tha Noizy gjatë programit “Një Kafe me Labin.”
Ai u ndal edhe te jeta private si dhe te momente e vështira.
“Momente të vështira kemi pothuajse çdo ditë por që nuk i shoh problemet si diçka që të më uli e të them… pra ta shoh si diçka kryesore gjatë ditës. Jemi njerëz kemi probleme gjithmonë, rëndësi ka se si i zgjidh”, tha këngëtari./albeu.com