Pemë e stolisur me armë dhe koka te prera, ISIS ka një mesazh për Krishtlindje (FOTO LAJM)

Një mesazh i çuditshëm dhe i frikshëm ka ardhur nga militantët e shtetit islamik në vigjilje të Krishtlindjeve.

Urimi i tyre ka ardhur me një fotografi me prerje koke të plakur babagjyshit të festave.

Një militant i maskuar portretizohej me thikën e përgjakur në dorë dhe me kokën e prerë të Plakut të Krishtlindjeve në tjetrën.

ISIS dhe mbështetësit e tij xhihadistë kanë qenë të heshtur që prej rënies së kalifatit të tyre në Siri e Irak në 2017. Por kjo nuk duket se ka zbutur thirrjet e tyre për atentate nga fanatikët e mbetur në botën arabe dhe evropiane.

Thirrja e fundit për vrasje është vijim i videove të përgjakshme që ata postonin shpesh në kohën e konfliktit. Posteri tregon Plakun e Krishtlindjes me kokë të prerë, ndërsa komenti shkruante: “Ne po i dërgojmë një mesazh vëllezërve tanë në Evropë, Amerikë, Australi, Kanada, Rusi dhe vende të tjera jobesimtarësh dhe tradhtarë të besimit”.

“Ne ju themi ju vëllezër të hakmerrni vëllezërit e motrat tona që janë vrarë dhe kapur nga këta mjeranë. Sulmoni qytetarët e vendeve të koalicionit të kryqëzatës, vritini me thika, shtypini me makinë, shpërtheni bomba dhe vritini me plumba”.

Kjo vjen pasi një britanik që ka luftuar më parë për ISIS ka thënë se “grupi po zhvillohet përsëri në bishë për të sulmuar Perëndimin”.

Macer Gifford nga Londra ka luftuar në Siri në 2015 për grupin islamist përkrah forcave kurde.

Ai tha për rrjetin Express.co.uk: “Besoj se ISIS do të zhvillohet. të gjitha grupet terroriste përshtaten mirë. E kemi parë që ka ndodhur më parë me Al-Qaeda dhe tani ISIS kerkon të provojë se mund të rezistojnë”. Grupi po mbledh forcat e tij dhe raprotohet se ka krijuar bastione në vende si Indi, Kongo e Mozambik./albeu.com/


Shtuar 25.12.2021 16:37