Një falënderim nga tifozët e Kukësit e ka kthyer Ernest Gjokën te kujtimet e sezonit 2016-2017. Mbështetësit e skuadrës verilindore e kanë përmendur trajnerin shqiptar për titullin historik të siguruar në elitën e futbollit shqiptar, me vetëm 1 humbje në 36 javë, një statistikë që vazhdon të konsiderohet “tabu”.
Të lidhura
None found
Gjoka e ka rishpërndarë në “Story” postimin e tifozëve, duke i dhënë një frymë nostalgjike publikimit të tij më të fundit. Ndonëse ka zgjedhur të shkëputet përkohësisht nga puna si trajner pasi e ngjiti Skënderbeun në Superiore, 56-vjeçari vazhdon të jetë mjaft aktiv në rrjetet sociale.
Në karrierën e tij si trajner, Ernest Gjoka i ka fituar të gjithë trofetë në Shqipëri: 1 titull kampion, 2 Kupa dhe 1 Superkupë. Suksese ka regjistruar edhe në Maqedoni, ku me Shkëndijën e Tetovës fitoi kampionatin në edicionin 2020-2021.






