Inter do të provojë një goditje me parametra zero

Interi i rikthehet pistës Andrea Belotti. Verën e shkuar, sulmuesi italian ishte një opsion për të përforcuar repartin e avancuar të skuadrës zikaltër por më pas Marotta dhe Ausilio vendosën të merrnin Joaquin Correan nga Lazio. Megjithatë nga zikaltrit verën e ardhshme me shumë mundësi do të largohet Alexis Sanchez dhe Interi ka nevojë për një tjetër sulmues për të kompletuar sulmin.

Pikërisht Belotti është një mundësi e mirë pasi bomberi i përfaqësueses italiane ka vendosur të mos rinovojë kontratën që i skadon në 30 qershor të 2022-it me Torinon dhe do të largohet me parametër zero. Interi mund ta firmosë zyrtarisht akordin me Belottin që në muajin shkurt pasi në përfundim të merkatos së janarit sulmuesit i jepet e drejta për të nënshkruar me skuadrën që dëshiron edhe pse transferimi në San Siro do të shtyhej për verën e ardhshme. / h.ll/albeu.com


Shtuar 25.12.2021 16:33