Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla. Kallëzimi lidhet me votën e Diasporës.
PD akuzon Nikollën për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të realizuar votën e diasporës.
Kallëzimi ështe firmozur nga Enkeledj Alibeaj.
“Në perfundim vlerësojme se nga ana e shtetases Lindita Nikolla janë konsumuar plotësisht elementët e veprave penale “Shpërdorim i detyres” dhe/ose “Pengime për ekzekutimin e vendimeve te giykatës” të parashikuara përkatësisht nga nenet 248 dhe 320 te Kodit Penal”, thuhet ndër të tjera në kallëzim.
Sipas PD, pavarësisht se kishte 1 vit kohë, Kuvendi nuk e zbatoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për votën e emigrantëve shqiptarë.
“Mbi Kuvendin e Shqipërisë, në cilësinë e organit publik (palë ndërgjyqëse në atë gjykim) të ngarkuar drejpërdrejt me vendimin e Gjykatës Kushtetuese numër 38, datë 09.12.2022, rëndon detyrimi për zbatimin e këtij vendimi, brenda një afati 1 vjeçar nga data e hyrjes në fuqi të vetë vendimit (dita e fundit e përmbushjes së afatit 1 vjeçar daton më 12.01.2023)”.