Pavarësisht mungesës së energjisë nga bombardimet ruse, Kievi ndez dritat e pemës së Krishtlindjeve (FOTOLAJM)

Në sheshin qendror të Kievit është vendosur pema e Krishtlindjeve. Dhe, pavarësish ndërprerjes së energjisë elektrike nga sulmet e njëpasnjëshme ruse, dritat e pemës janë ndezur duke sjellë sadopak atmosferë festash.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, Ukraina ka arritur të rivendosë energjinë për pothuajse 6 milionë njerëz në 24 orët e fundit pas sulmeve masive ruse kundër sistemit të prodhimit të energjisë elektrike, deklaroi sot Presidenti Volodymyr Zelensky.

Ndër zonat e prekura, ishte sheshi qendror i Kievit, ku është vendosur një pemë e Krishtlindjeve më e vogël se zakonisht.

Hapësira e madhe përballë katedrales shekullore të Shën Sofisë është ankoruar tradicionalisht nga një pemë gjigante natyrale për Krishtlindje, por këtë vit është vendosur një pemë artificiale 12 e mbushur me drita që mundësohet nga një gjenerator.

Kryebashkiaku Vitali Klitschko thotë se një e katërta e Kievit mbetet pa ngrohje, por sistemi i metrosë është rikthyer dhe funksionon dhe të gjithë banorët janë rilidhur me furnizimin me ujë.

Rreth një e treta e qytetit mbetet pa energji elektrike, thotë Klitschko./albeu.com


Shtuar më 17.12.2022 22:47

En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş