Ish-sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock, ka nisur pushimet romantike me të dashurën, Gina Coladangelo, në Alpet Zvicerane.
Dyshja qëndroi në një banesë që kushton 78 paund nata, në vendpushimin e Villars-sur-Ollon, raporton “The Sun”.
Besohet se ky është udhëtimi i parë romantik i çiftit që kur u zbulua lidhja e tyre sekrete. Dyshja thuhet se ishin nisur nga Mbretëria e Bashkuar drejt Alpeve Zvicerane të martën.
Hancock u pa muajin e kaluar duke bërë sërf gjatë pushimeve në Cornwall, së bashku me tre fëmijët e tij. Kjo vjen vetëm disa muaj pasi ai dha dorëheqjen për shkak të veprimeve të turpshme që bënte në zyrën e tij së bashku me asistenten.
Ai u detyrua të linte kabinetin në qershor pasi “The Sun” publikoi imazhe të shkrepura në zyrën e tij, ku shihej duke shkëmbyer puthje pasionante me 44-vjeçaren Gina Coladangelo, në një periudhë ku duhet të respektonte rregullat për distancimin social.
Thuhet se ai i dha fund martesës 15-vjeçare me gruan e tij Martha Hancock për të filluar një lidhje të re me Gina-n.
Hancock, 42 vjeç, u largua nga shtëpia ndërsa zonja Coladangelo, e cila gjithashtu ka tre fëmijë, u nda nga burri i saj Oliver Tress.