Pas shoqërimit në polici, “gangsterja” Deizi Arapi shfaqet duke kënduar e kërcyer (VIDEO)

Deizi Arapi, vajza gangstere nga Bilishti është kthyer sërish në qendër të mediave. Sot ajo është shoqëruar në polici pasi dyshohet se i ka djegur makinën një punonjësi karburanti, ngjarje e ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm.

Pronari i mjetit të djegur, Marsel Buçi është shprehur se dyshon te motrat Arapi, pasi dy javë më parë ato e kishin akuzuar se ky u kishte djegur makinën.

“Nuk kam konflikte me persona të tjerë. Motrat më kanë akuzuar për djegien e makinës së tyre, por unë nuk kam gisht në këtë ngjarje. Makina mu dogj në orën që është djegur edhe makina e vajzave. Çfarë më bënë të mendoj që mesazhi për mua është i qartë” tha Buçi.

Ndërkohë, Diezi mësohet se është liruar pas dëshmisë së saj. Ajo është future live në Instagram, ku nuk ka bërë asnjë koment në lidhje me akuzat ndaj saj, ndërsa shfaqet duke kënduar e kërcyer.


Shtuar 10.10.2022 12:23