Pas Shkodrës, Korça e Pogradeci nën vëzhgim nga krimi, çmontohen 31 kamera të tjera “spiune”

Policia ka çmontuar 31 kamera sigurie të vendosura ilegalisht  në Korçë e Pogradec.

Njoftimi i Policisë:

Në bazë të urdhrit nga drejtoria e përgjithshme e policisë për kontrollet e kamerave, të cilat janë vendosur në mënyrë të jashtëligjshme, edhe drejtoria vendore e policisë së Korçës është duke identifikuar rastet e shkeljes

Deri në këto momente janë hequr 31 kamera në qytetin e Korçës dhe atë të Pogradecit, ku shkelësit e ligjit do të ndiqen dhe penalisht.

Kontrollet do të vijojnë edhe në qytetet e tjera të juglindjes dhe nëpër fshatra.

vijon

/albeu.com/


Shtuar 27.01.2023 09:37