Pas përjashtimit të Berishës dhe anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit, PD ndërmerr hapin e radhës

Pas përjashtimit të Berishës dhe anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit nga Partia Demokratike, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka njoftuar se nesër në orën 16:00 do të mblidhet Kolegji i Kryetarëve Kombëtarë të datës 18 Dhjetor “Për miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike”, që nuk u realizua dot më 8 janar.

Njoftimi:

Të nderuar Kryetarë,

Nesër, datë 12 Janar, ora 16:00 do të zhvillohet mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD për diskutimin mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 Dhjetor “Për miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike”, që nuk u realizua dot për shkak të dhunës në datën 8 Janar. Në mbledhje merr pjese edhe Sekretariati i Partisë. Programi i diskutuar, propozuar dhe miratuar nga Kolegji i Kryetarëve, do ti nënshtrohet më pas miratimit nga Kryesia e Partisë.

Me respekt,

Sekretari i Përgjithshëm

Gazment Bardhi./albeu.com