E nisën bashkë për t’i ndarë rrugët më vonë dhe shndërruar në armiqtë më të mëdhenj të skenës muzikore shqiptare.
Bëhet fjalë për Stresin dhe Noizyn, të cilët prishën miqësinë pa zbuluar kurrë arsyet.
Armiqësia u zgjerua edhe tek miqtë dhe fansat e tyre duke arritur edhe deri te përplasjet fizike duke krijuar iden se kjo nuk do të përfundonte kurrë.
Por duket se ata kanë lënë pas të kaluarën dhe janë bërë miq sërish.
Në projektin e fundit të publikuar ditën e djeshme me titull “Unë foli i fundit”, Stresi i kërkoi falje familjes së Noizyt.
Kanë qenë fansat që kanë vënë re se në një pjesë të tekstit ai i kërkon falje familjes së Noizyt. “Unë ty të fala nuk të çoj, por veç familjes tënde. Unë jam djali i Sali Lushës, kërkoj falje për do të shame.”- thotë ndër të tjera në tekst Stresi.