Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Jonson i tha presidentit Zelenskiy se do të punonte me aleatët ndërkombëtarë për të marrë më shumë pajisje ushtarake mbrojtëse dhe për të ndihmuar në konfliktin në Ukrainë.
“Udhëheqësit diskutuan nevojat urgjente të Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe kryeministri u zotua të punojë me partnerët për të siguruar pajisje të mëtejshme mbrojtëse,” thuhet në deklaratën e lëshuar nga zyra e kryeministrit për telefonatën mes dy liderëve.
Me herët presidenti Zelensky pati një bisede me homologun e tij francez Macron./albeu.com/
Continued dialogue with ?? Prime Minister @BorisJohnson. Informed about countering the aggressor. Condemned nuclear terrorism and war crimes of Russia. Discussed further strengthening of sanctions against Russia and agreed on the next joint steps. #StopRussia
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) March 6, 2022