Tragjedia në Athinë: Katër shqiptarë humbën jetën nën rrënoja, Florida Hoxha ishte avokate e shkëlqyer ndërsa Erisa priste vajzën e saj të parë

Shembja e një ndërtese në zonën Plaka të Athinës u kushtoi jetën gjashtë personave, mes tyre edhe katër shqiptarëve. Nicoletta Gioni, mike e familjeve të viktimave, ka rrëfyer për Newsbomb detaje prekëse për dy çiftet shqiptare që humbën jetën në këtë tragjedi.

Një prej viktimave ishte Florida Hoxha, e cila ishte martuar së fundmi me Ian Alexander Kirkpatrick. Gioni e përshkroi atë si një grua të jashtëzakonshme, plot energji dhe një avokate shumë të zonja.

Të lidhura

None found

“Ajo ishte një person i mrekullueshëm. Një avokate e shkëlqyer. Plot jetë”, tha mikesha e familjes, e cila pranoi se ende nuk arrinte ta besonte atë që kishte ndodhur. Sipas saj, përmasat e tragjedisë kanë tronditur thellë familjarët dhe të gjithë ata që i njihnin viktimat.

Historia e çiftit tjetër, Florin Hoxha dhe Erisa Cani, është veçanërisht prekëse. Ata ishin martuar pak kohë më parë dhe kishin shkuar në Greqi për muajin e mjaltit, në një periudhë që duhej të ishte ndër më të bukurat e jetës së tyre.

Çifti po përgatitej gjithashtu të bëhej prindër për herë të parë. “Florin dhe Eris ishin shumë të emocionuar sepse prisnin fëmijën e tyre të parë”, rrëfeu Gioni, duke zbuluar se Erisa ishte shtatzënë me një vajzë. Ajo e cilësoi humbjen e dy çifteve si një tragjedi të madhe për familjet dhe miqtë e tyre.

Florida Hoxha dhe bashkëshorti i saj, Ian Alexander Kirkpatrick, 37 vjeç, kishin marrë me qira një apartament përmes Airbnb në katin e parë të ndërtesës. Në të njëjtin kat qëndronin edhe Erisa Cani dhe Florin Hoxha.

Pas shembjes, ekipet e kërkim-shpëtimit punuan për orë të tëra. Në orët e para të mëngjesit të së shtunës u gjet trupi i një gruaje, ndërsa disa orë më pas u nxor edhe trupi i një burri. Dy viktimat ishin një çift të moshuarish që banonte në katin e dytë.

Pak para orës 13:00, nën rrënoja u zbuluan edhe dy trupa të tjerë, të turistëve amerikanë që qëndronin në katin e parë. Pas orës 13:30 u gjetën edhe dy viktimat e fundit, duke shënuar përfundimin e operacionit të shërbimeve zjarrfikëse. Bilanci i shembjes ishte gjashtë persona të vdekur.


En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş