Kryeministri britanik Rishi Sunak do të udhëtojë sot në Egjipt për të diskutuar situatën në Izrael dhe Gaza me homologët e tij në rajon.
Sunak do të diskutojë “imperativin e shmangies së përshkallëzimit rajonal dhe parandalimin e humbjes së mëtejshme të panevojshme të jetës civile”, tha zyra e tij.
Të enjten Sunak u takua me Princin e Kurorës të Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman dhe i kërkoi Arabisë Saudite të ndihmojë në mbështetjen e stabilitetit në Lindjen e Mesme./Albeu.com