Pas Gjiknurit, pritet dhe largimi i Afrim Qëndros nga Vlora

Afrim Qëndro pritet të japë dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Bashkisë së Vlorët.

Mësohet se ai, pritet të dorëzojë dorëheqjen e tij gjatë ditës së nesërme, 22 shtator.

Kujtojmë se sot, strukturat e Partisë Socialiste në Vlorë pritën drejtuesin e ri politik të këtij qarku, Arben Ahmetaj, i cili u prezantua nga ish-drejtuesi Damian Gjiknuri.

Pas kalimit të stafetës te Ahmetajt në Vlorë, Gjiknuri do të vendoset në Elbasan ku do të zërë vendin e Taulant Ballës./albeu.com


Shtuar 21.09.2021 21:44