Pas Gjermanisë, tre vendet e NATO-s që do t’i dërgojnë përforcime ushtarake Ukrainës

Tre anëtarë të NATO-s kanë njoftuar se do të dërgojnë përforcime për të ndihmuar Ukrainën në betejën e saj kundër Rusisë.

Republika Çeke u zotua të shtunën të dërgojë një “dërgesë armësh në Ukrainë” me vlerë mbi 8.5 milionë dollarë.

“Qeveria ka miratuar një dërgesë armësh në Ukrainë. Ne po dërgojmë mitraloza, automatikë, pushkë snajper dhe pistoleta dhe municionet e tyre përkatëse me vlerë 188 milionë CZK”, shkroi në Twitter kryeministri çek Petr Fiala.

Holanda gjithashtu tha se do t’i siguronte Ukrainës më shumë fuqi ushtarake.

Holanda do t’i furnizojë Ukrainës 200 raketa Stinger. Materiale të tjera mbrojtëse tashmë janë duke u nisur”, shkroi në Tëitter këshilltari i kryeministrit për punët e jashtme dhe mbrojtjen, Geoffrey van Leeuëen.

Kryeministri portugez Antonio Costa tha të premten se vendi do të dërgonte përforcime për t’u bashkuar me ushtarët ukrainas në terren për të ndihmuar në sigurimin e kufijve të tyre pasi kjo “është një luftë kundër lirisë së vetëvendosjes së një vendi demokratik dhe për këtë arsye është gjithashtu një luftë kundër lirisë së vetëvendosjes dhe kundër demokracisë”.

Kryeministri portugez shtoi se “ishte një unanimitet i të gjitha shteteve, në funksion të nevojës për të forcuar praninë e NATO-s në kufijtë e Ukrainës dhe në të gjitha vendet e aleancës që janë afër rajonin e Ukrainës”./albeu.com


Shtuar 26.02.2022 20:17