Pas dhunimit të 3-vjeçares, policia kontrolle në kopshte, 81 subjekte kundra ligjit

U desh që një 3-vjeçare të përfundonte me këmbë të thyer në spital dhe një edukatore pas hekurave, që Ministria e Arsimit të ngrinte task forcën për të kontrolluar kopshtet private në vend.

Më 1 nëntor 2023, Majlinda Dehima, edukatore në kopshtin “Stinët” akuzohet se dhunoi një 3-vjeçare. Dehima është arrestuar ndërsa vogëlushja ndodhet në spital me këmbë në thyer. Por ajo që e bën më të rëndë ngjarjen, është fakti që kopshti “Stinët” ushtronte veprimtarinë pa licencë.

Kështu, ministria e Arsimit njoftoi se në terren ndodhen grupet e kontrollit, të cilat kanë ushtruar kontrolle në 201 subjekte në të gjithë vendin dhe kanë konstatuar se 81 prej subjekteve ushtronin veprimtarinë në kundërshtim me ligjin.

Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve të kryera nga shërbimet e Policisë, janë evidentuar 63 çerdhe dhe kopshte në të cilat kryhej veprimtari pa licencën përkatëse ose me dokumentacion të parregullt, nga këto: 40 në Tiranë, 11 në Durrës, 4 në Lezhë, 4 në Shkodër, 2 në Fier, 1 në Vlorë dhe 1 në Gjirokastër.

Për pronarët dhe administratorët e këtyre subjekteve ka nisur procedimi penal për veprat “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”, “Punësimi i paligjshëm”, “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Për 18 subjektet e tjera që kryenin veprimtarinë në kundërshtim me ligjin, janë kryer verifikimet në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe me organet tatimore. Këto subjekte do të ndëshkohen me masa administrative, sipas shkeljeve të kryera.

-Qarku Tiranë

Për subjektet e konstatuara në paligjshmëri, janë referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për pronarët/administratorët e këtyre subjekteve, shtetasit:

A. B., 37 vjeçe, I. M., 49 vjeçe, L. O., 62 vjeçe, A. Y., 39 vjeçe, Xh. H., 68 vjeçe, M. Sh., 49 vjeçe, B. Gj., 60 vjeçe, G. T., 48 vjeç, A. N., 38 vjeç, F. D., 50 vjeçe, E. E., 42 vjeçe, B. H., 41 vjeçe, A. R., 55 vjeçe, B. M., 53 vjeç, E. K., 46 vjeçe, E. Th., 56 vjeçe, M. M., 20 vjeçe, Sh. R., 57 vjeçe, N. Q., 46 vjeçe, G. S., 48 vjeçe, I. M., 33 vjeçe, Gj. S., 61 vjeçe, P. U., 58 vjeçe, M. T., 58 vjeçe, B. Z., 31 vjeç, B. Z., 30 vjeç, J. M., 34 vjeçe, D. J., 35 vjeçe, E. D., 47 vjeçe, E. P., 45 vjeçe, L. P., 36 vjeçe, M. K., 34 vjeç, M. A., 47 vjeçe, A. A., 41 vjeç, M. J., 34 vjeçe, dhe E. N., 32 vjeçe, A. Sh., 41 vjeçe, A. H., 34 vjeçe, E. S., 35 vjeçe dhe N. Gj., 34 vjeçe, të gjithë banues në Tiranë.

-Qarku Durrës

Për subjektet e konstatuara në paligjshmëri, janë referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për pronarët e subjekteve, shtetasit: D. J., 55 vjeçe, Z. D., 59 vjeçe, M. C., 31 vjeçe, K. D., 29 vjeç, A. K., 52 vjeçe, A. R., 52 vjeç, E. M., 39 vjeçe, E. Sh., 33 vjeç, N. G., 59 vjeçe, E. S., 49 vjeçe dhe L. K., 39 vjeçe, të gjithë banues në Durrës.

-Qarku Lezhë

Për subjektet e konstatuara në paligjshmëri, janë referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për administratorët e subjekteve, shtetasit: E. Sh., 55 vjeç, P. K., 65 vjeç, D. Ll., 29 vjeçe dhe F. T., 70 vjeç, të gjithë banues në Lezhë.

-Qarku Shkodër

Për subjektet e konstatuara në paligjshmëri, janë referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për administratoret e subjekteve, shtetaset E. B., 25 vjeçe, D. B., 40 vjeçe, B. M., 26 vjeçe dhe E. A., 35 vjeçe, të gjitha banuese në Shkodër.

-Qarku Fier

Për subjektet e konstatuara në paligjshmëri, janë referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për administratoret e këtyre subjekteve, shtetaset E. K., 47 vjeçe, banuese në Fier dhe B. M., 43 vjeçe, banuese në Lushnjë.

-Qarku Vlorë

Për subjektin e konstatuar në paligjshmëri, janë referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për pronaren e subjektit, shtetasen E. T., 44 vjeçe, banuese në Vlorë.

-Qarku Gjirokastër

Për subjektin e konstatuar në paligjshmëri, janë referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për administratoren e subjektit, shtetasen F. S., 52 vjeçe, banuese në Gjirokastër.

-Në qarqet e tjera janë ushtruar kontrolle në dhjetëra çerdhe dhe kopshte, ku nga verifikimet rezultoi se veprimtaria kryhej sipas përcaktimeve ligjore, me dokumentacion të rregullt.

Shërbimet e Policisë në të gjithë vendin do të ushtrojnë kontrolle në të gjitha çerdhet dhe kopshtet private, për evidentimin e të gjitha rasteve kur veprimtaria në këto subjekte kryhet në këndërshtim me ligjin, me qëllim identifikimin dhe ndëshkimin sipas ligjit, të pronarëve/administratorëve të këtyre subjekteve, të cilët duke mos plotësuar standardet për kryerjen e kësaj veprimtarie mund të rrezikojnë jetën dhe shëndetin e fëmijëve.