Pas dhunës përfundoi pa ndjenja në rrugë dhe humbi jetën në spital, momentet e fundit të 42-vjeçarit në Pogradec (VIDEO)

Pamjet që shihni, tregojnë momentin pak pas sherrit që i mori jetën 42-vjeçarit Eglantin Proga. Pamjet që tregojnë momentet e fundit të jetës së babait të dy fëmijëve, i cili u gjet pa ndenja në rrugë nga kalimtarët e rastit, ndërsa humbi jetën në spital.

Ngjarja ndodhi pasditen e të shtunës në Pogradec.

Sipas hetimeve, Eglantin Proga u dhunua nga 29-vjeçari Denis Meçe, ku dëmtimet në trup i shkaktuan atij vdekjen.

Proga, pas sherrit me të riun, ka mbyllur lokalin e tij dhe ka ecur përgjatë rrugës që shihet në pamje, ndërsa shfaqet duke ecur gati përhumbur.

Teksa si fillim u tha se kishte dyshime që personi në fjalë kishte qenë i dehur dhe kishte rënë përtokë pa ndjenja, një ditë më vonë u zbulua se ai ishte dhunuar.

Aktualisht pas hekurave ndodhet 29-vjeçari dhe tre persona të tjerë, Voltan Shulku, 40-vjeç, Arian Manellari, 55-vjeç, dhe Leonidha Guçe, 47-vjeç, për veprat penale “Moskallzim krimi”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.


Shtuar 12.08.2024 12:12