Kreu i Autoritetit të Kanalit të Suezit ka thënë se planifikon të zgjerojë dhe thellojë shtrirjen e kanalit ku anija Ever Given u bllokua për gjashtë ditë në mars.
Osama Rabie i bëri vërejtjet në një event të ndjekur nga Presidenti Egjiptian Abdul Fattah al-Sisi, ku u përuruan një shumëllojshmëri e produkteve të infrastrukturës.
Bllokimi i Kanalit të Suezit shkaktoi përçarje të madhe në rrjetet tregtare globale. Autoriteti i Kanalit të Suezit kërkon qindra miliona dollarë kompensim nga pronari i anijes Ever Given./albeu.com