Një lajm i ëmbël vjen nga një prej banorëve më të spikatur të edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, i cili pritet të bëhet sërish baba së shpejti.
Burimet për “Prive” bëjnë me dije se partnerja e Bucit, Verona, është në pritje të ëmbël dhe dyshja po kalon një nga periudhat më të bukura e më të rëndësishme të jetës së tyre.
Të lidhura
None found
Edhe pse ata kanë qenë vazhdimisht të rezervuar për të ndarë detaje personale me publikun, lajmi tashmë ka filluar të qarkullojë në rrethet e ngushta shoqërore.
Pas ardhjes në jetë të djalit, tashmë mbetet për t’u parë se cila do të jetë gjinia e fëmijës që presin tani, një detaj që ndjekësit e presin me kureshtje.
Siç duket, çifti po e shijon këtë rrugëtim të ri në privatësi të plotë, duke u përgatitur në qetësi për rritjen e familjes.
Ne i urojmë që kjo pritje t’u shkojë sa më mbarë dhe me shëndet të plotë.
