Parashikimi i motit për ditën e martë, 27 shtator 2022

Ditën e martë moti parashikohet me vranësira kryesisht të dendura (përjashto kthjellimet e pakta në orët e para të mëngjesit).

Parashikohen reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me inteniste mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Reshjet me intensitet të lartë për këto dy ditë parashikohen më tepër përgjatë ultësirës perëndimore. Edhe dita e mërkurë dhe ajo e enjte vijojnë me kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.


Shtuar 26.09.2022 22:54