Parashikimi i motit 9 Mars 2025, kthjellime dhe vranësira

Ditën e sotme, do të kemi intervale të gjata me diell, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në vijën bregdetare.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës, parashikohet të sjelli në të gjithë territorin kalime vranësirash, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat malore.

Mundësia për reshje në territor është 0.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por do të rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 4°C vlera më e ulët deri në 21°C vlera më e lartë, e cila do të shënohet në zonat bregdetare.

Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës, duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, e për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 2-3 ballë.


Shtuar 9.03.2025 07:37