Parashikimi i motit 29 Shtator 2024, ulje temperaturash dhe reshje shiu

Për shkak të kalimit të një fronti të ftohtë, temperaturat në Shqipëri pritet të ulen me disa gradë, krahasuar me ditët e fundit.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, parashikon një mot me vranësira mesatare deri të dendura por nuk do të mungojnë edhe kthjellimet në pjesën e dytë të ditës.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme, me intensitet kryesisht të ulët në një pjesë të madhe të territorit, ndërsa lokalisht shtrëngata afatshkurtra.

Në zonën e veriperëndimit, reshjet me intensitet deri mesatar në formën e rrebesheve tepër afatshkurtër.


Shtuar 29.09.2024 07:33