Ditën e sotme në vendin tonë, gjatë paradites parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura, të cilat në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër do të krijojnë mundësi për reshje shiu.
Ndërsa zonat jugore, do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta, por pa reshje.
Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim, të sjellin shtim të vranësirave dhe shirave në të gjithë territorin e vendit, ku herë pas here do të jenë rrebeshe.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë kostante në mëngjes, por mesdita sjell rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës, deri në në 28°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në qarkun e Gjirokastrës.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det, duke arritur shpejtësine 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në detare do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.