Pjesa e parë e ditës në vendin tonë, do të sjellë në vendin tonë intervale të gjata me kthjellime, të cilat më të dukshme pritet të jenë përgjatë vijës bregdetare.
Ndërsa në pjesën tjetër të territorit, do të ketë dhe kalime të pakta të vranësirave, por parashikohet që vranësirat të theksohen në orët e mesditës dhe pasdites në një pjesë të mirë të Shqipërisë, duke bërë që pjesërisht në zonat Lindore të krijojnë mundësi për shira të pakët e të karakterit lokal.
Pritet që orët e mbrëmjes dhe natës vonë, të sjellin përmirësim gradual të kushteve të motit në këto zona.
Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale, por ulen lehtë maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga 18°C vlera më e ulët deri në 37°C vlera më e lartë në territor.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det, duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 3 – 4 ballë.