Parashikimi i motit 24 Shkurt 2026, alternime kthjellimesh dhe vranësira

Ditën e sotme, priten alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat hera-herës mund të jenë deri të dendura.

Reshjet e shiut, me intensitet të ulët dhe karakter lokal, parashikohen kryesisht gjatë mesditës dhe pasdites, duke përfshirë zonat qendrore dhe Verilindore të vendit.

Të lidhura

None found

Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim-Veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 4 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare mund të arrijë deri në 7 m/s.

Në det pritet valëzim i forcës 1-2 ballë, duke bërë që kushtet të jenë të qeta për lundrim, por këshillohet vigjilencë për varka të vogla.


Shtuar 24.02.2026 07:26