Parashikimi i motit 22 Shkurt 2025/ Temperatura deri në -5 gradë Celcius

Këtë të shtunë, pritet një tërheqje graduale e valës së ftohtë Siberiane duke sjellë në territorin shqiptar ngrohje të motit.

Për pasojë orët e paradites, do të vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta, por me kthjellime dhe vranësira të lehta do të paraqiten zonat malore.

Parashikohet që orët e pasdites, t’i bëjnë më të dukshme vranësirat në pjesën më të madhe të territorit, përjashtuar vijën bregdetare e cila do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga -5°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 14°C vlera maksimale, e cila do të regjistrohet në qarkun e Vlorës.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 30 km/h nga drejtimi kryesisht Lindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.


Shtuar 22.02.2025 07:45