Parashikimi i motit 21 Janar 2024, diell dhe temperatura të ulëta

Pas reshjeve intensive të shiut dhe të dëborës, në pjesën më të madhe të vendit tonë, dita e fundit e javës mbyllet me mot të qëndrueshëm, reshjet do të jenë me intensitet të ulët  lokalisht në lindje-juglindje të vendit vetëm në orët e paradites.

Sipas Shërbimi Metorologjik pas orëve të paradites, parashikohet ndërprerje e reshjeve të shiut.

Reshjet e dëborës do të vijojnë të jenë me intensitet të ulët në Alpe, relievet malore në veri-verilindje-juglindje të vendit, ndërsa vlen të theksohet prezenca e ngricave të forta në akset rrugore si dhe mjegull e dendur e mjegullinë, kryesisht në orët e mëngjesit në zonat luginore.

Era është me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi 2-11m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era shfaqet intensive problematike me shpejtësi 11-19m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-5ballë.


Shtuar 21.01.2024 07:52