Ditën e sotme vendi ynë, do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë, si pasojë e masave ajrore me origjinë perëndimore që kanë depërtuar drejt Ballkanit.
Përjashtim bëjnë zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, të cilat përveç kthjellimeve do të kenë herë pas-here vranësira të shpeshta, por nuk priten reshje.
Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje, duke u luhatur nga -1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë, deri në 18°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Fierit.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det, me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.