Ditën e sotme në vendin tonë, si pasojë e prezencës së një qendre të presionit të ulët atmosferik e vendosur përkatësisht mbi Ballkan, territori shqiptar do të vijojë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, ku vranësirat dhe rrebeshet e shiut do të jenë dominante.
Më të theksuara reshjet do të jenë në zonat Jugore dhe Juglindore, ndërsa në zonat e thella malore priten reshje sërish dëbore.
Pjesa e dytë e ditës dhe në vijim, do të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në vend.
Temperaturat e ajrit do të ulen si në orët e mëngjesit edhe të mesditës, duke luhatur vlerat ditore nga 1°C vlera më e ulët deri në 12°C vlera më e lartë në rang territori.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë duke arritur shpejtësinë mbi 60 km/h nga drejtimi Verior, duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 5 ballë.