Parashikimi i motit 13 Nëntor 2024/ Rikthehen reshjet, si priten të jenë temperaturat

Ditën e sotme, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, bën të ditur se vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë verilindore.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash, deri të dendura nga orët e para të ditës kryesisht në relievet malore në jug të territorit.

Vranësirat të cilat që në orët e para të 24-orëshit në Jug të territorit në relievet malore, pritet të shoqërohen nga reshje shiu me intensitet të ulët në mesditë, ku pritet ndërprerja e tyre në të gjithë territorin.

Mjegull/mjegullinë dhe shikim i reduktuar në zonat luginore në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes.

Era parashikohet të fryjë nga kuadratin e Veriut me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare kryesisht në atë Veriperëndimor dhe zonat luginore fiton shpejtësi 10-12 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:


Shtuar 13.11.2024 07:28