Parashikimi i motit 12 Korrik 2024, ja sa do të arrijnë temperaturat ditën e sotme

Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, për shkak të masave ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet kodrinore-malore të jugut dhe lindje të territorit në orët e mesditës dhe pasdites.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në atë jugor e lugina era fiton shpejtësi 10-12 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 24 / 36 °C

në vendet e ulëta: 23 / 37 °C

në vendet malore: 18 / 31 °C


Shtuar 12.07.2024 08:04