Këtë të shtunë 1 Mars 2025, kalimi i sistemit frontal nga Italia drejt territorit Shqiptar, do të kushtëzohet mot i paqëndrueshëm.
Orët e paradites paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, deri mesatare ku në zonat veriore do të jenë më të dëndura duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu, ndërsa orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin reshje shiu në të gjithë Ultësirën Perëndimore, si edhe reshje dëbore në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.
Gjatë natës pritet intensifikim i reshjeve në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga 0°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 15°C vlera maksimale, e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës, duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 55 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 4 ballë.