Policia Rrrugore, përmes një videoje ka treguar sesi në rrethrrotullime nuk respektohet sinjalistike dhe ka paralajmëruar se shkelja e kodit rrugor do të ndëshkohet me gjobë 5000-8000 lekë të rinj.
Postimi i Policisë:
Në këto pamje “?Droni edukues?” konstaton se drejtuesit e mjeteve nuk respektojnë përparësinë dhe sinjalistikën në rrethrrotullim.
Kujdes! Në rrethrrotullim, përparësi i jepet mjetit që lëviz në të!
Në çdo rast, 50 m përpara ndryshimit të trajektores apo të korsisë, drejtuesi i mjetit duhet të ndezë sinjalin përkatës.
Shkelja e këtij detyrimi, për herë të parë, ndëshkohet me gjobë 5000-8000 lekë të rinj, sipas nenit 143 të Kodit Rrugor.
Komisariati i Qarkullimit Rrugor Tiranë u bën thirrje përdoruesve të rrugës të respektojnë Kodin Rrugor.
Udhëto i sigurtë, respekto rregullat e qarkullimit rrugor!/albeu.com