PAMJET/ Atentati në Shkodër me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur, indetifikohen viktimat

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës.

Të shtënash armësh janë shënuar në lagjen “Dobraç”, tek ish-SMT ndërsa raportohet për dy viktima.

Mësohet se dy automjete në ecje e sipër kanë qëlluar me breshëri armësh njëra-tjetrën, ku një mjet me targa kroate është qëlluar disa herë, dhe më pas është përplasur me një mur.

Ndërsa mësohet se njëri prej viktimave është Hamza Lici, vëllai  i Ibrahim Licit, një personazh i njohur për policinë, i përmendur së fundmi në dosjen famëkeqe “Metamorfoza”, ku përgjimet e autoriteteve belge dhe franceze kanë zbuluar konfliktet e vazhdueshme mes Licëve dhe bandës së Bajrave dhe biznesmenit Pëllumb Gjoka.

Po ashtu i plagosur ka mbetur edhe Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të PD-së për kryebashkiak, Xhemal Bushati.

Kujtojmë se pak ditë më parë Arlind Bushati kishte bërë denoncim në polici se dyshonte se do e vrisnin dhe se jeta e tij ishte në rrezik.

Ndërkaq gjatë shkëmbimit të armnëve nga dritaret e makinave kanë mbetur të plagosur dhe një ccift bashkëshortësh që po udhëtonin me motorr në momentin e atentatit.

Raportohet se pas plagëve të marra, ka ndërruar jetë gruaja në spital, ndërsa i shoqi ndodhet në gjendje kritike për jetën.


Shtuar 30.10.2024 16:31