Piloti i Ferrarit, Carlos Sainz Jr. refuzoi të jepte autografin e tij në një fanellë të Barcelonës me emrin e Lionel Messit në shpinë.
Piloti spanjoll i Formula 1 është një tifoz i njohur i Real Madridit, prandaj ai vendosi të mos nënshkruajë me fanellën e rivalëve të tyre të mëdhenj. Sainz tërhoqi dritaren e makinës së tij për të bashkëvepruar me disa fansa. Megjithatë, njëri prej tyre u përpoq të merrte autografin e tij në një fanellë të Barcelonës, të cilën piloti i Ferrarit e refuzoi menjëherë.
a fan asked carlos sainz to sign his barcelona shirt and he went “no, im not signing this” ? pic.twitter.com/WF6D4ndvf6
— ً (@forsainz) July 27, 2022
Carlos Sainz Jr ka lindur në kryeqytetin spanjoll dhe prej kohësh është tifoz i Real Madridit. Piloti i Ferrarit shihet duke postuar foto të tij duke parë ndeshjet e Real Madridit.
Sipas “The Mirror”, babai i Carlos Sainz, i quajtur gjithashtu Carlos, është anëtar nderi i Real Madridit për shkak të karrierës së tij të shkëlqyer në gara. Edhe djali i tij po bën përparime në botën e Formula 1./ h.ll/albeu.com