Një incident i pazakontë ka ndodhur mesditën e sotme në sheshin Skëndërbej.
Një i ri ka hyrë me makinën e tij në shesh duke shkaktuar panik tek qytetarët të cilët nuk ishin të paktë në numër.
Shoferi Arben Mema u neutralizua nga qytetarët të cilët nuk iu ndanë nga pas edhe pse makina ishte në shpejtësi.
I riu deklaroi se nuk e kuptonte cfarë po bënte dhe se kishte pirë një cigare. Policia bën me dije se në makinë janë gjetur sasi të vogla kanabisi. /albeu.com/