PAMJE TË RËNDA/ Studentja godet me karrige në kokë mësuesen, bie pa ndenja

Akuza për krime janë ngritur kundër një 15-vjeçareje gjimnaziste në Michigan. Ajo u arrestua pasi hodhi një karrige metalike në kokën e një mësueseje.

Në videon që kapi incidentin e paimagjinueshëm në Southwestern Classical Academy, e mitura mund të shihet fillimisht duke i bërtitur një studenteje tjetër, përpara se të merrte karrigen dhe ta hidhte në kokën e mësueses, e cila po përpiqej t’i qetësonte vajzat.

Pas goditjes, mësuesja u rrëzua pa ndjenja në tokë dhe më pas u dërgua me urgjencë në spital ku u trajtua për lëndime në kokë.

Sipas ABC 12, studentja akuzohet se ka hedhur karrigen dhe ka plagosur mësuesin.

Përveç studentes që hodhi karrigen, është arrestuar edhe vajza tjetër me të cilën është përleshur.


Shtuar 2.10.2023 08:19