Protesta/ Tedi Blushi: Erion Veliaj edhe rrobat i ka të vjedhura

Në fjalën e tij në protestën para Bashkisë së Tiranës, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, tha se kjo është hera e shtatë e protestës dhe janë të shtatat e një ‘monstre politike’, duke iu referuar Veliajt.

Blushi tha se Veliaj edhe rrobat e trupit, ai i ka të vjedhura.

Gjithashtu, ai shtoi se drejtësinë nuk do e sjellë SPAK, por populli.

“Sot janë të shtatat e një monstre politike dhe një fundërine, simbol i internacionales së surrogative, simbol i prindit 1 dhe prindit 2. Do ta shembim murin e korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë. Kjo bashki ka vjedhur së paku 137 milionë euro vetëm me projektin e inceneratorin e Tiranës.

Ne protestojmë sot sepse nuk mund të pranojmë që bizneset e ndershme në Tiranë të falimentojnë, ne nuk mund të pranojmë që qytetarët paguajnë më shumë për ujin dhe nuk ka ujë, nuk mund të pranojmë që qytetarët paguajnë taksë për gjelbërimin dhe nuk ka gjelbërim. Sot për një dritare arrestohesh dhe kur ndërtohen kullat shpërblehesh.

Do të jemi këtu derisa Veliaj të arrestohet, do i sekuestrohet çdo qindarkë, do ta nxjerrim cullak, do ia heqim edhe rrobat që ka vjedhur me paratë e popullit. Këta nuk mund t’i arrestojë drejtësia e re, por do i arrestojë populli”, tha Blushi.