Shokuese janë pamjet që një infermiere nga spitali i Elbasanit ka postuar në rrjetin social “TikTok”.
Sigurisht pas komenteve negative, infemrierja me emrin Silvana ka fshirë videon tronditëse. Në video ajo kishte postuar një embrion të abortuar, që më pas e hedh në kosh.
Pamjet e rënda morën shumë kritika nga ndjekësit e të resë që vazhdon studimet në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, e cila më pas vendosi që t’i fshinte.